Selia e SpaceX-it në Teksasin e Jugut bëhet një qytet i plotë “hapësinor”. Tashmë e quajtur “Musk City”, qendra u kthye në bashki pasi banorët votuan zyrtarisht për të përfshirë një parcelë toke të njohur si fshati Boca Chica në një qytet me emrin Starbase e që mbulon një sipërfaqe prej rreth 3.9 kilometër katrorë.
Por, si u krijua Starbase, Qyteti i Elon Musk-ut?
Krijimi i një bashkie të re, çon në vendosjen e një qeverisjeje vendore me një kryetar bashkie e dy komisionerë që do të kenë kompetenca mbi planifikimin, taksat e të tjera çështje lokale. Të 283 banorët janë pothuajse të gjithë punonjës të kompanisë së miliarderit Elon Musk.
Fitore personale për Elon Musk-un
Pavarësisht se ishte një përfundim i paracaktuar, rezultati i votimit u bë kryefjalë në gazetat amerikane. Sipas të dhënave të publikuara nga NBC, nuk pati konkurs: 173 vota pro dhe vetëm katër kundër, nga gjithsej 283 persona me të drejtë vote. Kuorumi u bazua në 143 preferenca. Lindja zyrtare e Starbase-it si qytet, tani mund të shënohet si një fitore personale për Elon Musk-ut e që vjen pas krizës së tij me presidentin Donald Trump, si dhe telasheve në Tesla.