Bota

Lindja e Mesme, sot një ditë e re mes besimit dhe kërcënimeve!

Një ditë e re krize në Lindjen e Mesme hapet mes besimit dhe… kërcënimeve. Pakistani është i bindur se mund ta bindë Iranin të marrë pjesë në negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha një zyrtar i lartë qeveritar në Islamabad për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kemi marrë një sinjal pozitiv nga Irani. Situata është në zhvillim të vazhdueshëm, por po përpiqemi të sigurojmë praninë e tyre kur të fillojmë bisedimet, vuri në dukje burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ndërkaq, shtoi se Pakistani është i angazhuar në mënyrë aktive me Teheranin dhe Uashingtonin teksa afrohet afati i mbarimit të armëpushimit të vendosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Për këtë arsye ka një pritje të madhe për raundin e dytë të negociatave midis Iranit dhe SHBA-ve, me presidentin amerikan të palëkundur në besimin e tij për fitore:

Nënshkruaj tani ose bomba.

Reagimi i Iranit ishte i menjëhershëm duke theksuar:

Trump po i kthen negociatat në një tryezë dorëzimi; ne nuk do të negociojmë nën kërcënim, paralajmëroi kryeparlamentari iranian Ghalibaf.