Bota

Trump hedh poshtë pretendimet se është futur në luftë me Iranin prej Izraelit: Gënjeshtra dhe histori të sajuara!

Presidenti amerikan Donald Trump ka rrëzuar poshtë pretendimet se ai është “bindur” që të përfshihet në luftën kundër Iranit nga Izraeli dhe Benjamin Netanyahu.

Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se përfshirja e Uashingtonit në konflikt bazohej në sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe në “mendimin e tij të përjetshëm” se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore.

Që nga fillimi i luftës me Iranin ka pasur disa pretendime se Trump është ndikuar nga Benjamin Netanyahu, përfshirë edhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, e cila tha se u “tërhoq në” luftë nga Izraeli.

Trump kritikoi mediat për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke thënë se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”.

Ai tha gjithashtu se nëse “udhëheqësit e rinj të Teheranit janë të zgjuar” dhe Irani mund të ketë një “të ardhme të shkëlqyer dhe të begatë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha për Bloomberg se nuk do të nxitohej të “bënte një marrëveshje të keqe me Iranin”.

LEXO EDHE: Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do të mbahet takimi dypalësh në Uashington

“Ne nuk do ta heqim bllokadën e Hormuzit derisa të ketë një marrëveshje”, këmbënguli Trump.

Donald Trump përsëriti qëllimin e tij për të hequr bllokadën amerikane të Hormuzit në momentin që do të ketë një marrëveshje.

“Ata duan që unë ta hap atë. Ata duan me dëshpërim që unë ta hap atë, por unë nuk do ta bëj derisa të ketë një marrëveshje”, shtoi presidenti.

LEXO EDHE: Raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran, zv.presidenti JD Vance dhe delegacioni amerikan do të udhëtojnë nesër drejt Pakistanit