Lira turke vazhdon rënien e lirë. Kundrejt euros e dollarit, kjo monedhë pësoi tjetër goditje historike. Rënia po shkakton alarme të forta në vend e po merr dhe vëmendjen e medias vendase. Ndërmjet shqetësimeve kryesore është zvogëlimi i rezervave në valutë, veçanërisht asaj në dollarë, e konsumuar muajt e fundit pikërisht për të frenuar kolapsin e monedhës. Banka Qendrore e Turqisë tha do të ishte e gatshme për ndërhyrje drastike në rast të rënies së mëtejshme të lirës ditët e ardhshme.