Horoskopi Live From Tirana

“Lirim nga burgu…”/Parashikimi i muajit gusht për Peshqit: Transformim, ndryshim radikal!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të zodiakut

Peshqit

Peshqit për muajin gusht duhet të kenë kujdes, pasi dikush është larguar me gënjeshtrat e tij, një largim pune, një pushim pune, një dorëheqje nga puna. Dikush i ka prerë në besë, ose do t’i presë në besë, duhet të kenë kujdes tek pjesa e shoqërisë ose miqësisë. Nëse kanë një njeri në burg, do të ketë lirim nga burgu, ose nëse është vetë Peshk në burg, do të ketë lirim nga burgu. Do jenë pak të bllokuar, do kenë ato bllokimet mentale, të mos mendojnë shumë gjëra negative, duhet të çlirojnë këto mendimet. Duhet të kenë kujdes se dikush mund të përfitojë dhe t’i zhytë thellë e më thellë në gënjeshtrat dhe mashtrimet. Në punë dhe biznes mund të kenë problematika, por përsëri do dalin të fituar. Besojnë shumë tek universi dhe do kenë mbështetjen e universit. Saturni mund të japë një çekuilibrim, por të mos marrin shumë opinionet e të tjerëve. Duhet të ecin përpara. Do kenë nisma të reja, perspektiva të reja, do ecin përpara. Përgjithësisht shëndeti do jetë mirë, financat do i kenë mirë. Do jenë një familje e kompletuar, dëshira e tyre do t’i bëhet realitet, pavarësisht se mund të kalojnë pak sfida në muajin gusht. Do kenë ndryshime. Do i ndryshojnë gjërat si në punë, si në dashuri, si në familje. Për Peshqit do jetë një ndryshim radikal, do jenë komplet në transformim.