Lizzo ka publikuar këngën e saj të parë pas dy vitesh, “Love In Real Life”, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore. Kënga, pjesë e albumit të ardhshëm me të njëjtin emër, u shoqërua me një videoklip artistik. Këngëtarja përballet me një atmosferë misterioze dhe kërcimtarë ërpara se të bashkohet me ta. Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lizzo-n, e cila u përball me akuza për ngacmim seksual nga ish-kërcimtarët e saj.
Për të promovuar projektin, Lizzo do të mbajë tre koncerte në mars, me shitjen e biletave që nis më 5 mars. Reperja amerikane së fundmi ishte e ftuar në podcastin “Baby, This Is Keke Palmer”, ku foli për padinë e ngritur kundër saj nga tre balerinë vitin e kaluar. Lizzo pranoi se asaj iu desh pak kohë për të kuptuar seriozitetin e situatës që pasoi përfundimin e turneut të saj të parë madhor.
Jeta ime ishte fjalë për fjalë një ëndërr. Dhe më pas, kur turneu përfundoi, tre kërcimtarë më befasuan plotësisht duke ngritur një padi. Ata njerëz ishin pjesë e ekipit tim, njerëz që i doja dhe i vlerësoja. Për shkak të kësaj, ishte një situatë edhe më e dhimbshme, veçanërisht kur filluan akuzat për ngacmim seksual. Duhet të jem e qartë, nuk kam bërë asgjë të keqe.
Lizzo ka zbuluar gjithashtu dietën që ndjek dhe që e ka ndihmuar të humbasë shumë kilogramë. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit ushqimet që ha dhe që e kanë ndihmuar të dobësohet. Këngëtarja thotë se e nis ditën me ujë me limon, një filxhan të bardhë veze, lulelakër dhe fruta. Më vonë gjatë ditës, ajo pi qumësht soje ose ujë dhe lëngje frutash dhe më pas mund të hajë një sanduiç me pulë dhe mustardë, pa bukë, por me gjethe lakre dhe të shijojë një gotë çaj pjeshke të bërë në shtëpi. Ylli e mbyll ditën e saj duke ngrënë pak pulë të pjekur me asparagus dhe karota.