Celebrities Gossip Showbiz

Lizzo nuk gjen qetësi, reagon sërish pas akuzave për ngacmim seksual!

Reperja amerikane Melissa Jefferson, e njohur më mirë si Lizzo, së fundmi ishte e ftuar në podcastin “Baby, This Is Keke Palmer”, ku foli për padinë e ngritur kundër saj nga tre balerinë vitin e kaluar. Lizzo pranoi se asaj iu desh pak kohë për të kuptuar seriozitetin e situatës që pasoi përfundimin e turneut të saj të parë madhor.

Jeta ime ishte fjalë për fjalë një ëndërr. Dhe më pas, kur turneu përfundoi, tre kërcimtarë më befasuan plotësisht duke ngritur një padi. Ata njerëz ishin pjesë e ekipit tim, njerëz që i doja dhe i vlerësoja. Për shkak të kësaj, ishte një situatë edhe më e dhimbshme, veçanërisht kur filluan akuzat për ngacmim seksual. Duhet të jem e qartë, nuk kam bërë asgjë të keqe.

Rikujtojmë se në gusht të vitit 2023, tre ish-balerinë të Lizzo, Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez, ngritën një padi kundër saj për ngacmim të dyshuar seksual dhe racor, krijimin e një mjedisi armiqësor pune dhe diskriminim e abuzim. Padia pretendon se Lizzo nuk arriti të parandalonte ose korrigjonte kushtet që shkaktuan ngacmimin, duke përfshirë pretendimet se ajo detyroi një nga kërcimtarët të kërcente me interpretues të zhveshur në klubin e Amsterdamit.

Rikujtojmë se së fundmi Lizzo ka zbuluar dietën që ndjek dhe që e ka ndihmuar të humbasë shumë kilogramë . Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit ushqimet që ha dhe që e kanë ndihmuar të dobësohet. Këngëtarja thotë se e nis ditën me ujë me limon, një filxhan të bardhë veze, lulelakër dhe fruta. Më vonë gjatë ditës, ajo pi qumësht soje ose ujë dhe lëngje frutash dhe më pas mund të hajë një sanduiç me pulë dhe mustardë, pa bukë, por me gjethe lakre dhe të shijojë një gotë çaj pjeshke të bërë në shtëpi. Ylli e mbyll ditën e saj duke ngrënë pak pulë të pjekur me asparagus dhe karota.