Lifestyle

Loja në punë, buton rifillimi për trurin!

Lojërat mund të jenë çelësi për të qenë më produktiv, më krijues e më i lidhur me ekipin, edhe në mjediset më serioze të punës. Në filmin Tag (2018), disa miq vazhdojnë të luajnë një lojë fëmijërie për 30 vjet.

Nuk ndalojmë së luajturi sepse plakemi; plakemi sepse nuk luajmë më, është mesazhi që përcillet. Dhe ndoshta, është më shumë se një shaka nostalgjike.

Sipas trajnerit të drejtuesve Tony Martignetti, mungesa e lojës në punë është ajo që vret kreativitetin dhe lidhjen mes kolegëve. Kur heqim dorë nga loja, humbim më shumë se një çast relaksi, humbim elasticitetin mendor, entuziazmin dhe idetë e reja.

Loja si mjet pune

Loja nuk është shpërqendrim. Eshtë një ‘buton rifillimi’ për trurin. Ajo ndërpret ciklet e stresit dhe i kthen mendimet në rrugë të reja. Studimet nga Texas A&M dhe University of Massachusetts tregojnë se edhe momente të shkurtra loje rrisin produktivitetin, sigurinë psikologjike dhe zgjidhjen e problemeve.

Si ta përfshini lojën në punë pa u dukur fëminor?

Perfeksionizmi pengon idetë e reja. Loja krijon një hapësirë ku të gjithë mund të jenë më autentikë. Provoni të nisni takimet me pyetje si: “Çfarë gjëje e çuditshme ju frymëzoi këtë javë?”

Nuk ka nevojë për tavolina ping-pongu. Mjafton të eklipsohet ideja e “duhet të marrim një vendim” me “le të mendojmë për ide të çmendura”. Kjo hap derën për kreativitet.

Idetë më brilante shpesh lindin nga momente pa shumë logjikë. Një shaka që duket budallallëk mund të fshehë një të vërtetë të madhe. Jepini hapësirë edhe idesë më të pazakontë.

Organizatat më të zhvilluara nuk e shohin lojën si ndërprerje të punës, por si pjesë të saj. Kjo mund të nënkuptojë orientime zbavitëse për punonjësit e rinj, ambiente pune që nxisin lëvizshmërinë, apo prezantime që duken më shumë si rrëfime shoqërore sesa raporte.

Në një epokë ku imagjinata dhe inteligjenca emocionale vlerësohen më shumë se rutina, loja nuk është luks, por avantazh. Prandaj, herën tjetër që një mbledhje do t’ju duket e mërzitshme, qeshni dhe luani pak.

Sepse në një botë që vrapon pas rezultateve, ata që luajnë shpesh janë ata që udhëheqin. / shqip.al