Health & Beauty Lifestyle

Gjumi dhe kreativiteti, si netët pa gjumë ndryshojnë trurin?

Një studim i botuar nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, ka zbuluar lidhjen e fuqishme midis gjumit dhe aftësisë për të krijuar ide të reja.

Studiuesit kërkuan pjesëmarrës të cilët u ndanë në dy grupe: një grup që flinte normalisht gjatë natës dhe një grup që qëndroi zgjuar deri vonë.

Gjatë testimeve të kreativitetit, individët që kishin mungesë gjumi kishin vështirësi në gjetjen e zgjidhjeve të reja për problemet komplekse.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë gjumit REM, truri ndërthur kujtimet dhe informacionin e ditës, duke krijuar lidhje të reja mes ideve. Mungesa e gjumit ndërpret këtë proces, duke ulur kreativitetin dhe aftësinë për të menduar jashtë kutisë.

Përveç ndikimit në kreativitet, gjumi i pamjaftueshëm lidhet gjithashtu me probleme emocionale, ulje të motivimit dhe rritje të stresit.

Studiuesit rekomandojnë të paktën 7-8 orë gjumë të pandërprerë çdo natë dhe sugjerojnë që përpara se të shkohet në shtrat, të shmangen pajisjet elektronike që dëmtojnë prodhimin e melatoninës, hormoni i gjumit.

Ky studim thekson se gjumi nuk është vetëm pushim për trupin, por edhe një “laborator kreativ” për trurin, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në aftësinë tonë për të gjetur zgjidhje inovative në çdo fushë të jetës.