Tech

Loja Titanic vjen së shpejti, sjell një nga ngjarjet më tragjike në histori!

Një lojë e lidhur me anijen legjendare Titanic thuhet se do të vijë në PlayStation vitin e ardhshëm. Gamerofficial aludoi për ekzistencën e një loje Titanic dhe zbuloi se detyra e lojtarëve do të jetë “të shpëtojnë nga anija që po fundoset dhe të mbijetojnë”. Edhe pse e përshkruar si “e pafundosshme”, anija e famshme RMS Titanic përfundoi në fund të detit në orët e para të 15 prillit 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në New York City.

Është vlerësuar se 1,500 pasagjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit, vdiqën në këtë aksident, nga një total prej 2,224 personash në bord. Duke komentuar lojën, të titulluar “Titanic: Honor and Glory”, përdoruesit e rrjeteve sociale ishin plot me ide se si duhet të duket një simulim arratisjeje. Loja ka qenë në zhvillim nga Vintage Digital Revival që nga viti 2012.

Pas më shumë se 100 vitesh nën ujë, një relike e rrallë nga Titaniku është restauruar. Kjo pjesë e historisë, dikur e humbur në thellësitë e Atlantikut të Veriut, u zbulua me kujdes nga një ekip konservatorësh. Gjerdani prej qelqi të zi, i zbuluar më 17 qershor 2025, në Ekspozitën Titanic: The Artifact në Orlando, shënon një moment të rëndësishëm për studiuesit dhe entuziastët e Titanikut. I zbuluar në copa gjatë një ekspedite në vitin 2000 në vendin e rrënojave të anijes, gjerdani kishte mbetur i fshehur brenda rrënojave për më shumë se një shekull, ndërsa forma e tij e vërtetë mbeti mister deri më tani.

Një analizë e detajuar e një skanimi digjital me përmasa të plota të Titanikut ka zbuluar një pasqyrë të re në orët e fundit të anijes së mbytur shumë vite më parë. Videoja 3D tregon mënyrën sesi anija u nda në dysh, ndërsa u mbyt pasi goditi një ajsberg në vitin 1912, ku 1500 pasagjerë humbën jetën në katastrofë. Skanimi ofron një pamje të re të dhomës së bojlerit, duke konfirmuar rrëfimet e dëshmitarëve okularë se inxhinierët punuan deri në fund për të mbajtur ndezur dritat e anijes.