Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, prej janarit, janë 70 të proceduar penalisht në mbarë vendin. Në rreth 8 mijë ambjente u ushtruan kontrolle, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri e 1 mijë e 100 çipsa. Ndërkaq, të proceduarit akuzohen “Për organizim të llotarive të palejuara” e “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të fatit”.