Qindra londinezë u nisën për në metro të zhveshur në të brendshme duke u përpjekur të dukeshin sikur asgjë e pazakontë nuk po ndodhte. Ky ishte udhëtimi zyrtar pa pantallona, një ngjarje e përvitshme, pa asnjë kuptim të thellë. “Ka kaq shumë gjëra të këqija, aq shumë jo argëtuese”-tha kreu i grupit Dave Selkirk, një trajner personal 40-vjeçar. “Është mirë të bësh diçka vetëm për hir të saj”-shtoi Selkirk.
Pasi u mblodhën në hyrje të Chinatown, dhjetëra të tjerë iu bashkuan grupit në stacionin e metrosë Piccadilly Circus në qendër të Londrës, ku hipën në trenin e tyre të parë. Ky lloj udhëtimi u bë për herë të parë në New York në vitin 2002, ideja e komedianit Charlie Todd. Ideja e tij ishte kjo: ‘A nuk do të ishte qesharake nëse dikush do të hynte në një tren në mes të dimrit i veshur me kapele, doreza, shall gjithçka përveç pantallonave?’ Londra e realizoi udhëtimin e parë pa pantallona në 2009.