Gossip Showbiz

Loredana Brati rrëfen vështirësitë pas daljes nga BBVAL 4 dhe marrëdhënien me ish-partnerin: “Nuk jam ende mirë, po mundohem të rikuperohem”

Loredana Brati, e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania 4”, ka ndarë me publikun disa nga sfidat që po kalon pas përfundimit të këtij reality show.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se periudha që po jeton aktualisht nuk është aspak e lehtë.

Eksperienca në Big Brother nuk ishte e thjeshtë. Unë jam shumë e ndjeshme ndaj energjive dhe gjithçka që ndodhte brenda shtëpisë ndikoi tek unë. E kuptova që diçka nuk shkonte kur nuk ndieja më uri si më parë, ndihesha e lodhur dhe e trishtuar. Madje dhe videot që pashë pasi dola, më lënduan edhe më shumë

-u shpreh Loredana.

Ajo shtoi se për të rifituar qetësinë, ka vendosur të rrethohet me njerëz që i japin energji pozitive dhe besim.

Nuk kam më atë shkëlqimin që kisha kur hyra në Big Brother, por tani po përpiqem ta rifitoj. Ende nuk mund të them që jam në një fazë të mirë, por po punoj me veten

Në intervistë, ish-banorja foli shkurt edhe për marrëdhënien e saj me Joz Markun.

Kam reflektuar shumë për ndjenjat e mia dhe për atë që ndodhi mes nesh. Për momentin nuk jam gati të flas për këtë çështje. Kam nevojë për pak kohë, dhe kur të jem gati, do i tregoj të gjitha. Publiku gjithmonë ka vlerësuar sinqeritetin tim

Nga ana tjetër, Jozi ka ngjallur kureshtje në rrjet, pasi së fundmi ka ndarë një postim misterioz ku shihet me një vajzë, por pa dhënë më shumë detaje.