Edhe pse “Big Brother” ka përfunduar, duket se dramat mes ish-banorëve vijojnë të jenë prezente – këtë herë jashtë shtëpisë dhe në mes të një feste.
Mbrëmjen e djeshme, Loredana Brati, organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e saj, ku morën pjesë miq të ngushtë dhe fytyra të njohura publike, përfshirë disa nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”.
Ishte një nate argëtuese, deri sa ndjekësit vunë re në një video që në festë ndodhej Egli Tako dhe Xheneta Fetahu, pak metra larg njëra-tjetrës.
Në rrjer qarkullojnë pamjet ku Egli largohet menjëherë nga festa, e cila është raportuar që ka qëndruar vetëm disa minuta, por rrjeti është çmendur pas saj.
Ajo nuk tenton as t’i afrohet apo të përshëndetet me Xhenetën, por zgjedh të largohet pa asnjë ndërveprim, duke e bërë të qartë se raportet mes tyre nuk kanë asnjë zhvillim. Gjithsesi ish-finalistja ka takuar Gerta Gixharin, e cila po kërcente me Fetahun.
Ky veprim ka ndezur sërish rrjetin, duke nxitur spekulime për një konflikt ende të hapur mes vajzave.
Kujtojmë se Xheneta, vetëm pak kohë më parë në emisionin “E Diell”, kishte akuzuar publikisht Eglin dhe partnerin e saj, Gjestin, se e “ndjekin në çdo hap”.
Deklarata që u prit me dyshime, por që tani duket se ka marrë një dimension të ri.
Ndërsa fansat shpresonin që largimi nga shtëpia do të sillte pajtime dhe ndoshta qartësim marrëdhëniesh, duket se disa plagë mbeten ende të hapura.
Pyetja që ngrihet tani është: A do të kemi një përballje të drejtpërdrejtë mes tyre në ndonjë studio televizive?
Për momentin, mbetet të presim reagimet e tyre – por një gjë është e qartë: për shumë ndjekës, loja e “Big Brother” vazhdon edhe jashtë ekranit.