The Weeknd sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor dhe fansat nuk ndalojnë dot së foluri rreth tij.
“Lost in the Fire” quhet prurja për të cilën fansat e këngëtarit kanadez janë të bindur se është një ‘diss’ kundrejt reperit Drake.
“Unë dua të kem një fëmijë me vajzën e duhur që të mos kem nevojë ta fsheh atë” ,-thuhet në teksin e këngës që mendohet se i drejtohet Drake për faktin se ky i fundit ka një djalë me një pornostare të cilin e ka mohuar kur lindi.
Nuk është e qartë se përse dy artistët nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin por që pasi performuan bashkë në një koncert në Los Angeles në vitin 2017, ata kurrë nuk janë parë më bashkë.
“Lost in the Fire” tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale ndërkohë që klipi i këtij projekti muzikor do të publikohet shumë shpejt.