Kush ka aplikuar për Lotarinë Amerikane, sot në orën 18:00 do të njihet me përgjigjen. Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit në “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së. Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, “Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve” do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën si të aplikojnë për veten, si dhe për anëtarët e tyre të familjes.