Përtej rolit tim të përditshëm në gazetari dhe në website pranë Top Albania Radio, këtë herë pata kënaqësinë të jem në anën tjetër të studios, si e ftuar në “Big Brother Radio”. Së bashku me moderatoren Atalanta Kërçyku, ndamë mendime dhe analizuam dinamikat më të fundit që kanë trazuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Reality show vijon të mbetet një pasqyrë e fortë e emocioneve, strategjive dhe marrëdhënieve njerëzore, ku çdo ditë sjell tensione të reja, aleanca të papritura dhe përballje që shpesh dalin përtej lojës. Ky edicion ka dëshmuar edhe një herë se Big Brother nuk është thjesht një garë, por një hapësirë ku karakteret ekspozohen, perceptimet ndryshojnë dhe publiku bëhet pjesë aktive e rrëfimit që ndërtohet brenda mureve të shtëpisë. Lidhur me Prime e fundit, në studio u diskutua:
Më pëlqeu shumë fakti që Mateo doli i preferuari i publikut sepse është edhe nga Elbasani. Është një djalë që me të vërtetë ja vlen që të krijojë debate, situata dhe të komentohet për mirë, jo vetëm kur del e bërtet kundër Rogertit. Mendoj që është duke bërë një balancë. Sado që është në krye të lojës, u shpall lider, është edhe ana tjetër pozitive e tij, krijon situata, lojra, këtë historinë e dashurisë të pafinalizuar, por është afër publikut.
Më pas, u fol shumë edhe për dinamikat e shumta të shkaktuara nga Rogerti, ku së fundmi ka qenë prezente edhe Selin:
Të dy e kanë bërë njëri-tjetrin që të arrijnë në këtë pikë. Selin sado që duket e distancuar…sigurisht nuk heqim faktin që Rogerti është ai që hedh helmin gjithmonë, por edhe Selin i shkon nga mbrapa. Tani sikur e ka harruar Mirin, po e bën lojën vetëm me Rogertin.
Po përsa i përket marrëdhënies që ai ka zhvilluar me Juelën? Si është pritur ky raport?
Bishti i Rogertit. Siç e thamë edhe pak më parë, Rogerti luan shumë me traumat e personazheve dhe mendoj që i ka gjetur pikën e dobët Juelës. Është kthyer në një baba, është kthyer në një figurë atërore, në një figurë mashkulli për të. Se po e përmend sërish, por edhe bashkëshortja e tij u pyet nëse ndihet xheloze për këtë marrëdhënie dhe tha që ‘jo, e shoh në këndvështrimin si shoqëri’, por thellë thellë nuk e di pse ka një energji jo për marrëdhënie, por që ajo gjen një mbështetje.