Sot është dita e trembëdhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin kundër Iranit. Një raketë goditi bazën italiane në Erbil të Irakut.
Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto konfirmoi sulmin, pasi pyeti personalisht komandantin e bazës. Nuk raportohet se ka ushtarë italianë të lënduar.
Ndërkohë, tre anëtarë të ekuipazhit të një transportuesi tajlandez të mallrave me shumicë mungojnë dhe “besohet se janë bllokuar” në dhomën e motorrit të anijes, e cila u godit nga dy predha ndërsa përpiqej të lundronte në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Gardës Revolucionare Iraniane, anija me flamur tajlandez, “Mayuree Naree” u sulmua së bashku me një anije tjetër pasi injoroi “paralajmërimet” e përsëritura. Sulmi dëmtoi dhomën e motorrit dhe shkaktoi një zjarr në bord.
Iraku ka pezulluar të gjitha operacionet në terminalet e saj të naftës pasi anijet e ngarkuara me eksplozivë sulmuan dy cisterna që ngarkonin naftë bruto në portin Umm Qasr, në provincën e Basrës.
Farhan al-Fartousi, drejtor i Kompanisë së Porteve të Përgjithshme, tha se operacionet në portet tregtare po vazhdojnë normalisht. Njëzet e pesë anëtarë të ekuipazhit ishin evakuuar nga dy anijet kur ato u përfshinë nga zjarri në brigjet jugore të Irakut.
Ne mund të shkatërrojmë kapacitetin e tyre elektrik brenda një ore dhe do të duheshin 25 vjet për ta rindërtuar, tha presidenti Donald Trump, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të godasin infrastrukturën kritike në Iran, përfshirë sistemet e energjisë.
Trump shtoi se qëllimi kryesor është të sigurohet që Irani të mos mund ta rindërtojë kapacitetin e tij ushtarak.
Gjëja kryesore është se ne duhet ta fitojmë këtë luftë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë përsëri.