Zhang Weili dhe Joanna Jedrzedczyk dolën dje nga dyluftimi i tyre të enjtura e të përgjakura në një nga përballjet më mizore e më spektakolare në historinë e arteve të përziera marciale.
Zhang fitoi pikët e saj në dy raundet e para ndërsa Jedrzejczyk dominoi në raundet 3 e 4, megjithë një hematomë të shëmtuar që pësoi në kokë, para se Zhang ta mundte në raundin final.
Reagimet e tyre ishin të papërkulura e të admirueshme pas ndeshjes: “Nuk ka rëndësi, e konsideroj veten kampione me ose pa brezin. Ishte një ndeshje e fortë, urime Weili”, tha 32-vjeçarja polake Jedrzejczyk duke iu referuar kundërshtares.
Para ndeshjes Zhang e Jedrzejczyk treguan një armiqësi që solli pasoja britale dhe goditjet më të rëndë në fytyrë i morën në rundin e parë të përballjes.