Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkesa konkrete për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilltarët shqiptarë nga tri komunat në Luginën e Preshevës miratuan sot Deklaratën politike me të cilën kërkojnë që statusi politik i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jetë i përfshirë në dialogun Kosovë –Serbi. Në deklaratë thuhet se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.