Sport

Luhet finalja historike e Botërorit të Klubeve, publikohen formacionet zyrtare të Çelsit dhe PSG-së

Çelsi dhe PSG luajnë sot finalen e madhe të Botërorit të Klubeve, në turneun me formatin e ri të vendosur nga FIFA për aktivitetin që zhvillohet një herë në katër vite.

Nga një anë janë anglezët që kanë bërë detyrën duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e luajtura me një lojë mjaft bindëse, edhe pse nuk kanë pasur përballë pengesa shumë të forta në rrugëtimin e tyre.

Nga ana tjetër është PSG që ka treguar se fitorja në Ligën e Kampioneve nuk është aspak rastësi, teksa ka nxjerrë nga gara emra të rëndësishëm si Bajern Mynih e Real Madrid, ndërsa tregoi kundër spanjollëve forcën e vet me një fitore shkatërrimtare 4-0.