Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother Vip Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Para pak orëve Luizi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një InstaStory, teksa shfaqej duke kënduar e kërcyer këngën e ‘Shijakut’, teksa bashkangjitur me videon ai ka shkruar:
Më ra goma, dhe tre çuna nga Shijaku ndaluan dhe më ndihmuan.
View this post on Instagram
Luizi para pak kohësh ka publikuar këngën e tij, e cila ishte dedikim për të dashurën e tij Kiara Tito. Kënga u prit mjaft mirë nga fansat e tyre dhe numëron plot 2.4 milionë shikime në platformën YouTube. Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku aty lindi dhe një romancë e cila vazhdon dhe jashtë shtëpisë.
Luizi ka lajmëruar fansat e tij që të bëhen gati dhe për një dedikim tjetër por jo për Kiarën por për mamanë e tij. Luizi, Kiara dhe mamaja e tij janë parë disa herë së bashku duke i hedhur poshtë dyshimet që ato nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën.