Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli do bëhet pjesë e politikës? Ja si përgjigjet fituesi i “Big Brother VIP”!

Sot i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ka qenë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Ai ka rrëfyer gjithçka rreth eksperiencës pas pjesëmarrjes së tij në një format si Big Brother. Gjithashtu ai zbuloi edhe më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën.

Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët, njëkohësisht me këtë rast dha edhe një përgjigje nëse do t’i futej politikës. Ejlli u shpreh se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.

Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatashme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem.