Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
MacOS Tahoe
MacOS Tahoe 26 ka zbritur si një shenjë nga qielli për të gjithë ata që duan Mac-un më të bukur, më të zgjuar, dhe më… egoist se kurrë.
Pamja e re? Liquid Glass – gjithçka duket sikur është dizajnuar nga një arkitekt japonez që ka pirë tre matcha dhe një gotë verë. Dock-u, menutë, ikonat – të gjitha të ridizajnuara për të qenë më “ti” se vetë ti. Mund t’i lyesh folderat me ngjyra, emoji, ose thjesht vetëdije teknologjike.
Phone App në Mac? Po po, tani mund të bësh telefonata nga kompjuteri. YESSS me ne fund. Me Call Screening që i bën pyetje telefonuesit si një roje klubi nate: “Emri dhe qëllimi që po telefonon?”
Live Activities në menubar? Uber-i yt, ndeshja, fluturimi – të gjitha lart në ekran si njoftime nga qielli. Dhe me një klik, hapet në iPhone si të hapje portal drejt dimensionit paralel.
Spotlight? S’ka më kërkim… por komandë zoti. Dërgo email, krijo notes, lësho Top Tech direkt nga aty. Ka quick keys, shortcuts dhe më shumë funksione se një avion luftarak.
Apple Intelligence? Tani të përkthen live gjatë FaceTime, Messages, madje dhe kur je në telefon duke folur për… Big Brother VIP.
Apple Games? Po, edhe Mac-u tani do jetë gamer. Me Game Overlay, voice chat brenda lojës, dhe tituj si Cyberpunk 2077 që më në fund vijnë pa pasur nevojë për një prift me Windows.