Bota

Macron si “Top Gun”, presidenti francez shfaqet sërish me syzet blu, stafi: Është i njëjti problem

Emmanuel Macron u shfaq sërish syze aviator, të ngjashme me ato të personazhit kryesor të filmit Top Gun, teksa priti në oborrin e Pallatit Élysée Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik.

Presidenti francez i mbajti për herë të parë publikisht këto syze gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos janarin e këtij viti  duke nxitur komente të shumta në mbarë botën. Shpjegimi zyrtar asokohe ishte se Macron pati probleme “me njërin sy”. Edhe këtë herë, burime nga rrethi i tij i afërt kanë bërë të ditur se arsyeja është e njëjta.

Spekulimeve se syzet ishin pasojë e diellit të fortë të qershorit gjatë kësaj periudhe të nxehti ekstrem që solli  temperatura rekord. Por stafi i kreut të shtetit francez përsëriti se bëhet fjalë për të njëjtin problem në sy si në janar, pa dhënë detaje të tjera. Ashtu si në Davos, Macron vazhdoi t’i mbante syzet edhe brenda Pallatit Élysée gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve me sulltanin, e të njëjtën gjë bëri më pas edhe në hotelin ku u mbajt Forumi Ekonomik Francë-Oman.

Gjatë Forumit të Davosit, fotografitë e Macronit me syzet blu u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, jo vetëm për pamjen e tij, por edhe për mënyrën se si ai e shqiptonte shprehjen angleze “for sure”, sigurisht, të cilën e përsëriti disa herë në fjalimin e tij, në një kohë kur marrëdhëniet me Donald Trump ishin në pikën më të tensionuar.

Më vonë, edhe Trump kontribuoi në popullarizimin e këtyre syzeve, duke ironizuar presidentin francez se po përpiqej të bënte “të fortin” përballë tij, teksa ekspozonte ato që shefi i Shtëpisë së Bardhë i përshkroi me shpoti si “syzet e tij të bukura të diellit”.