Sport

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Një tjetër furtunë duket se po afrohet mbi futbollin botëror.

Gazetari investigativ francez Romain Molina ka paralajmëruar në rrjetin social X publikimin e një hetimi që ai e përshkruan si një nga skandalet më të mëdha të fshehura nga FIFA në vitet e fundit, duke pretenduar se në qendër të tij ndodhet ajo që ai e quan “mafia e futbollit argjentinas”.

Njoftimi i Molina-s ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat sportive, por deri në këtë moment vetë hetimi nuk është publikuar. Për pasojë, nuk janë bërë publike dokumente, prova apo detaje konkrete që të mbështesin pretendimet e ngritura nga gazetari francez.