Tre persona, mes të cilëve dy efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në segmentin rrugor Kuçovë – Ura Vajgurore. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Meteor” ku një mjet tip Volkswagen është përplasur me mjetin e policisë të qarkullimit rrugor, ku mjetet kanë rënë në kanal. Si pasojë janë dëmtuar dy efektivë të policisë rrugore si dhe drejtuesi i mjetit tip Volkswagen. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.