Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Makina e re e Xiaomi – YU7
Xiaomi, po po Xiaomi ajo kompania që bën gjithçka që nga ‘smart tech’ dhe telefonat, tani ka hedhur në treg një SUV që konkuron me Tesla Model Y, me Kia EV6 dhe me… ëndrrat e tua. Makina quhet YU7, që në gjuhën tonë përkthehet si: “Ti nuk je gati për këtë!”
Ka 835 km autonomi dhe versioni më i çmendur – ai me 690 kuaj fuqi – të çon nga 0 në 100 më shpejt sesa thua “O Siri, ç’është kjo?”
Dizajni? Le të themi që e kanë kopjuar tek Ferrari Purosangue, porr prapë është paksa ndryshe.
Brenda? Jo një ekran. As dy. Po një HyperVision Panoramic Display që mund të të lexojë mendjen, të të japë trafikun, motin, ndoshta edhe recetën e mamit.
Po Ngjyrat? Lava Orange, Titanium Silver dhe Emerald Green – kur do të dukesh si të kesh një fushë golfi në rrota. Xiaomi, a do bëjë makina fluturuese? Epo, për momentin jo… po kjo gjëja gati-gati është një dron me goma!
https://www.youtube.com/shorts/hSxcWH6tXHA?feature=share