Në datën 26 gusht në Shqipëri do të zhvillohet një aksion pastrimi, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Nisma “Male të Pastra” do të zhvillohet në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.
Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron këtë nismë si një “kontribut modest i gjithsecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët”. E njëjta fushatë u zhvillua edhe vitin e kaluar ku shumë vullnetarë larguan me qindra kilogramë mbetje.
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë!