E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duro dhe Salsano Rrapi ishte Greta Kazazi ish-banore e Big Brother Vip 5. E ftuar në studio Greta tregoi projektet e saj televizive pas BBVIP dhe nëse martesa ose fejesa me vëllain e Selin Dj Onno-n do të jetë në plan…
Ka inat kur i thonë kunata e Selin?
Nuk më vjen inat, por thjesht dua të më thërrasin në emër, kur më drejtohen unë e kam një emër. Unë e kam si shpirt, motër kunata jemi por, në debatet që bëheshin dua të më thërrisnin Greta.
Kush e do më shumë pas Big-ut vjehërra apo burri?
Vjehërra, realisht më adhurojnë.
Në një lidhje telefonike me mamin e Selin ajo u shpreh kështu për Gretën:
Greta është dashuri, ëmbëlsira e shtëpisë tonë tamam si një kukull. Fjala vjehërra është fjala më e shëmtuar që mund të ekzistojë, jam shoqja më e mirë e Gretës. Greta është goca ime e tretë ajo ta imponon dashurinë, Greta tërboi gjithë shqiptarët, jo ne që jemi 5 veta në familje. Marrëdhënia e Gretës me Selin siç është edhe formati një eksperiment social Greta ishte më vete Selin më vete, por Greta me dashurinë që ka ja imponon të gjithëve dhe s’kam parë diçka që të them se nuk shkon. Për mua si mami Jasmina ka qenë një Big i vështirë, por duke qenë se Greta ka qenë aty dhe doli një video ku Selin donte të rrinte vetëm, por duhet ta njohin Selin siç vetëm ne dhe Greta dimë. Big-un le ta fitojë më i miri. Unë jam kam qenë dhe do të vdes krenare për Selin. Kam dhe emocione, por Selin është ‘Selin the Queen’. Kam simpati edhe për Stenaldon është një djalë super i formuar, por edhe Shëndriti është ‘on top’.