Kampionati Botëror i Futbollit është një vitrinë për të shijuar yjet e këtij sporti, por edhe për zbulimin e talenteve të reja apo shpërthime të lojtarëve të ndryshëm. Në grupin e talenteve të reja po spikat emri i Johan Manzambi, xhevahirit të kombëtares së Zvicrës i cili përpara botërorit vlerësohej 50 milionë euro.
Autor i 3 golave në këtë edicion të Kupës së Botës, 2 ndaj Bosnjes dhe 1 ndaj Kanadasë, nëse vijon me këtë progres, atëherë vlera e tij pritet të rritet akoma më shumë në përfundim të Botërorit. Mesfushorit me tipare sulmuese të Freiburgut iu deshën 20 minuta për të shënuar të dy golat ndaj Bosnjes, ndërsa ndaj Kanadasë shënoi golin që i dha mundësinë Zvicrës që të fitojë grupin B
I lindur në Gjenevë, Manzambi u formua në akademinë e Servette dhe në moshën 17 vjeçare katapultoi karrierën e tit teksa vendosi të transferohej te Freiburgu në Bundesligë pasi refuzoi një kontratë profesionale me klubin e qytetit të tij. Vetëm një sezon më pas, në 2024/25 ai u bë pjesë e skuadrës së parë dhe emri i tij filloi të përmendej me forcë. Në sezonin 2025/26, i pari sezon i plotë në elitë, ai zhvilloi 47 ndeshje me 7 gola të shënuard dhe 9 asiste.
LEXO EDHE: Momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin, ylli i Santosit nuk i mban dot lotët!
Pjesë e kombëtares zvicerane që në ekipet U18 dhe U21, Manzambi e bëru debutimin e tij me skuadrën e parë helvete në qershor të 2025 dhe në 15 ndeshje të zhvilluara duke përfshirë edhe këto të Botërorit ka shënuar 6 gola. Zëvendësues apo titullar, pak rëndësi ka, Manzambi është një prej futbollistëve më interesantë të kësaj Kupe Bote.