Rajoni

Maqedoni, Zaev akuza grupeve proruse

Kryeministri Zoran Zaev akuzoi sipërmarrësit prorusë se po financojnë grupe në Maqedoni për të shkaktuar trazira para referendumit për emrin, i planifikuar për në vjeshtë. Sipas tij, “Biznesmenë grekë paguan shtetas maqedonas me 13 deri 21 mijë dollarë, që të kryejnë akte të dhunshme”. Prokuroria Publike në Shkup ende nuk është prononcuar lidhur me këto pretendime të kryeministrit.