Bota

Marina amerikane planifikon të ndërtojë qendra strehimi për emigrantët e paligjshëm

Raportohet se Marina Amerikane se po planifikon të ndërtojë qendra të ndalimit të emigrantëve në bazat ushtarake. Një draft memo i publikuar nga revista “Time”, përshkruan planet për ndërtimin e kampeve që do të mbajnë 25 mijë emigrantë. Aty theksohet se “Kampet do të ndërtohen në fusha ajrore të braktisura në Kaliforni, Alabama e Arizonë”. Një tjetër kamp është projektuar pranë San Fransiskos.