Një marinar amerikan është evakuuar për trajtim mjekësor pasi u sulmua nga një majmun gjatë një ndalese në Tajlandë, ndërsa ishte në rrugë drejt Ngushticës së Hormuzit. Sipas autoriteteve ushtarake, incidenti ndodhi në Phuket, ku tekniku i elektronikës u gërvisht nga një majmun, i dyshuar si makak me bisht të gjatë, një specie e zakonshme në zonë dhe e njohur për sjellje agresive.
Për arsye sigurie, marinari u transferua për trajtim në bazën përpara të anijes në Japoni, ndërsa gjendja e tij raportohet e mirë. Ngjarja nuk ka ndikuar në misionin e anijes USS Chief (MCM-14), e cila, së bashku me anijen tjetër USS Pioneer (MCM-9), është dërguar për të pastruar mina detare në Ngushticën e Hormuzit.
Zyrtarët theksuan se incidenti është një kujtesë për rreziqet e paparashikuara që mund të shoqërojnë operacionet ushtarake. “Ndodhin gjëra të çuditshme. Ky ishte një rast i papritur”, u shpreh një zyrtar ushtarak. Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për furnizimin global me naftë, mbetet nën tension për shkak të kërcënimeve nga minat detare dhe sulmet me mjete të vogla të armatosura.
Rikujtojmë, se një këlysh i rrallë me qime të ndezura portokalli ka lindur në kopshtin zoologjik britanik Whipsnade, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e vizitorëve dhe ekspertëve të faunës. Bëhet fjalë për një mashkull të species Francois’ langur, i cili erdhi në jetë më 1 shkurt. Ai lindi nga nëna 10-vjeçare Nguyen dhe babai 9-vjeçar Wang.