Botë e Çuditshme

Lindje e rrallë në kopshtin zoologjik britanik, ju prezantojmë me majmunin portokalli!

Një këlysh i rrallë me qime të ndezura portokalli ka lindur në kopshtin zoologjik britanik Whipsnade, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e vizitorëve dhe ekspertëve të faunës. Bëhet fjalë për një mashkull të species Francois’ langur, i cili erdhi në jetë më 1 shkurt. Ai lindi nga nëna 10-vjeçare Nguyen dhe babai 9-vjeçar Wang.

Këta primatë konsiderohen të rrezikuar, me vetëm rreth 2000 individë që besohet se kanë mbetur në natyrë, kryesisht në Kinë dhe Vietnam. Gjuetia e paligjshme dhe humbja e habitatit janë ndër kërcënimet kryesore për mbijetesën e tyre. Të vegjlit e kësaj specie lindin me qime të ndezura portokalli, një ngjyrë që me kalimin e kohës zbehet dhe bëhet e zezë në moshë madhore. Ngjyra e fortë ndihmon që të vegjlit të dallohen lehtësisht nga anëtarët e tjerë të tufës gjatë kujdesit kolektiv.

Organizata konservuese Zoological Society of London, që menaxhon kopshtin zoologjik, është pjesë e një programi ndërkombëtar për shumimin dhe ruajtjen e kësaj specieje, me synimin për të rritur numrin e individëve dhe për të forcuar mbijetesën afatgjatë të saj. Ekspertët e kanë cilësuar këtë lindje si një rreze shprese për një specie që po përballet me sfida serioze në natyrë.

Chiropotes satanas është një nga majmunët më interesantë të Amazonës. Edhe pse pamja e tij e ashpër mund të duket kërcënuese, në të vërtetë është një krijesë e hareshme, e zgjuar dhe shumë shoqërore, që jeton në kurorat e larta të pyjeve tropikale. Ky majmun i rrallë ka një bisht të butë e të dendur, që i shërben si ekuilibër për të kryer kërcime akrobatike deri në 9 metra nga një degë në tjetrën.  Sakit me mjekër të zezë udhëtojnë gjithmonë në grupe të mëdha shoqërore. Ushqimi i tyre kryesor janë fara dhe frutat, por ndonjëherë hanë edhe insekte.