Showbiz

Mashtroi duke thënë se 2 shqiptarë i përdhunuan motrën, dënohet kapiteni i Manchester United

Harry Maguire po përballet me gjykatën për shpifjen se 2 shtetas shqiptarë droguan dhe përdhunuan motrën e tij teksa ishin me pushime në Mykonos.

Maguire dhe miqtë e tij ishin duke festuar në ishullin grek ku u përballën fizikisht me 2 shtetas shqiptarë që më pas u larguan pasi u afrua policia. Ky ishte momenti kur kapiteni i Manchester United dhe miqtë e tij ngritën akuza të rreme për drogimin dhe përdhunimin e motrës së tij.

27-vjeçari ka ofenduar dhe sulmuar autoritetet përkatëse greke dhe tashmë gjendet në gjykatë ku sapo është marrë vendimi për dënimin e tij.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, i përfshirë në ngjarje, i thanë MailOnline: “Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një mal gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.

Kapiteni i Manchester United u përball me katër akuza nga autoritetet greke për sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë. Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.