Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se po dërgojnë raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të intimiduar dhe shtrënguar fqinjët e saj. Deklaratën e bëri Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, gjatë një konference sigurie në Singapor. Sipas Shefit të Pentagonit, “Veprimet e Pekinit po ngrejnë pikëpyetje mbi objektivat e tij për zgjerim të ndikimit”.