Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, sheh sinjale inkurajuese për mundësinë e bisedimeve mes Qeverisë Afgane dhe talebanëve, pas luftës 17-vjeçare. Shefi i Pentagonit vlerësoi dhe faktin që talebanët ndaluan luftimet gjatë festës së Fitër Bajramit. Ndërkaq, Mattis pritet të vizitojë Kinën nga nesër e deri më 28 Qershor, në kuadër të një udhëtimi, që përfshin ndalesa në Korenë e Jugut e Japoni.