Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi për hapjen e procesit të aplikimeve për formularët A1, ku nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026 dhe A1Z për maturantët e viteve të kaluara që të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit.
Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen në datat 5–7 maj, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes platformave zyrtare online, duke u mundësuar nxënësve plotësimin në kohë të procedurave për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.
Procesi i aplikimit synon të sigurojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.