Dozat e para të vaksinës anti-COVID të prodhuar në Itali mbërritën në Institutin “Spallanzani” në Romë e nga 24 Gushti janë gati për eksperimentet te njerëzit. “Vaksina kaloi testet paraklinike të kryera te kafshët e që evidentuan përgjigjen e fortë imune dhe profilin e mirë të sigurisë”. Fillimi i të parës fazë eksperimentale te njerëzit, mori OK-ein e Komitetit Kombëtar të Etikës.