Mbesa e atij që njihet gjerësisht si organizator i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Osama bin Laden ka thënë së fundmi se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë përsëritjen e masakrës famëkeqe në SHBA.
Në një intervistë me lokalen New York Post, bin Ladin, dega familjare e së cilës e shkruan ndryshe mbiemrin, tregoi se është mbështetëse e vjetër e Trump dhe se mban kapelet e tij ‘MAGA’ të fushatës në rrugët e Zvicrës ku banon.
Ajo fajëson administratën Obama/Biden për lejimin e fuqizimit të ISIS dhe thotë se vetëm Trump mund të ndalojë përsëritjen e ngjarjeve të rënda.
“ISIS ka lulëzuar me administratën Obama/Biden dhe kjo ka bërë që ata të vijnë në Evropë. Trump ka treguar e e mbron Amerikën dhe ne nga kërcënimet e huaja, duke mos i lejuar grupet terroriste të godasin.
Bin Ladin e lindur në Zvicër thotë se është “amerikane në zemër” pasi e ka vizituar shpesh vendin me nënën e saj që kur ishte tre vjeçe.
“Kam qenë mbështetëse e presidentit Trump prej fillimit në 2015. Ai duhet të rizgjidhet … kjo është vitale jo vetëm për Amerikën por dhe për civilizimin perëndimor në përgjithësi. Nëse shikojmë sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë vitet e fundit, shihet që Islami radikal ka depërtuar në shoqëri”, thotë bin Ladin.
“Në SHBA është shumë shqetësuese që e majta është vendosur në anën e njerëzve që ndajnë këtë ideologji”.
Sondazhet thonë se vetëm 18 përqind e qytetarëve mbështesin punën e Trump, por ajo thotë se kjo nuk e ndalon të veshë kapelen e kuqe MAGA (Make America Great Again), kur shkon për të bërë pazarin.
“Isha njëherë në punën time kur një grua rreth 50 vjeçe më afrohet duke bërtitur e duke folur me agresivitet. Ajo thotë sesi mund të vesh kapelen e Trump, më tha tre herë ‘je budallaqe’. Por unë ruajta gjakftohtësinë, dhe sigurisht kapelen e mbajta”, tha ajo.