Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave. Kjo thuhet në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare “Save the Children”. I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, dokumenti analizon se këta tre faktorë po ua rrëmbejnë fëmijërinë. Dokumenti analizon 175 shtete, ku kryeson Singapori, ndërsa gjendja më e keqe paraqitet në Nigeri, e fundit në listë.