Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë më të goditurat nga Koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 2600 viktima ndërkohë që presidenti Donald Trump po mendon rihapjen e vendit më 1 maj.
Pavarësisht këtij bilanci tragjik, kreu i shtetit e vendosi Amerikën në një pozicion të fortë për të rihapur ekonominë. Administrata e tij po shqyrton mundësinë e hapjes së vendit më 1 maj por Trump ka këmbëngulur që disa shtete t’i kthehen normalitetit më herët.
Deri tani SHBA rezulton me mbi 639 mijë të infektuar dhe më shumë se 30 mijë viktima.