Mbi 450 dronë dhe më shumë se 60 raketa u lëshuan nga Rusia drejt Ukrainës, duke lënë të plagosur 4 persona. Ministri i jashtëm ukrainas, Sibiha deklaroi se objektiv kryesor ishte infrastruktura energjetike në Kiev, Dnipro, Kharkiv, Sumy, Odesa e në rajone të tjera.
Në një postim në rrjetin social X, ministri deklaroi se Moska po priste që temperaturat të binin përpara se të sulmonte sistemin energjetik të Ukrainës.
As përpjekjet e pritura diplomatike këtë javë në Abu Dhabi dhe as premtimet ndaj Shteteve të Bashkuara nuk e penguan të vazhdonte terrorin kundër njerëzve të zakonshëm në dimrin më të ashpër.
Sulmet erdhën në prag të bisedimeve të ardhshme trepalëshe të planifikuara midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Emiratet e Bashkuara Arabe që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare.
Sulmet dëmtuan pesë lagje, duke goditur komplekse apartamentesh dhe një ndërtesë ku ndodhej një çerdhe, tha Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit.
Alarmi për sulm ajror mbeti në fuqi për më shumë se pesë orë.