Aktualitet

Mbledhja e KLP, votohet për përbërjen e komisioneve të përhershme dhe anëtarëve zëvendësues të Këshillit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit JustAL.

Përmes një njoftimi, KLP bën të ditur se Këshilli votoi përbërjen e komisioneve të përhershme dhe anëtarët zëvendësues, të KLP-së.

Pas votimit, rezultoi se përberja e Komisioneve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do jetë si më poshtë:

Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Mirela Bogdani
Anëtar: Olger Eminaj, Erind Merkuri
Anëtar Zëvendësues: Vatë Staka, Erion Fejzulla

Komisioni Disiplinor, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Sokol Stojani
Anëtar: Arta Mandro, Ledina Riza
Anëtar Zëvendësues: Mirela Bogdani, Moisi Duda

Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Zeqir Hoda
Anëtar: Erion Fejzulla, Olger Eminaj
Anëtar Zëvendësues: Erind Germenji, Ledina Riza

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Vatë Staka
Anëtar: Erind Germenji, Moisi Duda
Anëtar Zëvendësues: Erind Merkuri, Sokol Stojani

LEXO EDHE: Gjyqi ndaj Dados/ Veliaj-KLP: A keni dijeni që kërkesa jonë për shkarkimin e prokurorit u shqyrtua vetëm nga nënkryetari? S’pati vendim kolegjial

Pas shqyrtimit të relacionit të përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, Këshilli miratoi kërkesën e prokurorit Florian Boriçi për të zhvilluar veprimtari jashtë funksionit.

Në përfundim, Këshilli miratoi raportin e Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ened Nakuçi, për periudhën 2017–2019. Ai u vlerësua me nivelin “Shkëlqyeshëm”.

LEXO EDHE: Raportimi i punës së SPAK, Braho: 109 procedime penale në vitin 2025, më e larta që kemi pasur ndonjëherë. Ja pse u ekzekutuan më pak masa sigurie