Mbreti Charles, pas një periudhe të gjatë hezitimi dhe nën presionin e vazhdueshëm të familjes mbretërore, ka arritur të marrë një vendim drastik: ndryshimin e testamentit të tij, i cili mund të ketë pasoja për djalin e tij, Harry-n.
Sipas planit të ri, Duka i Sussex do të përjashtohej nga pasuria e tij personale, që është e vlerësuar rreth 610 milionë paund (rreth 730 milionë euro), duke kaluar kështu e gjithë pasuria tek djali i madh, William. Megjithatë, mbreti ende nuk ka firmosur këtë dokument, ndërkohë që është duke trajtuar kancerin e diagnostikuar vitin e kaluar.
Për shumë kohë, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk e kanë falur Harry-n për deklaratat dhe akuzat e tij, sidomos pas largimit të tij nga familja mbretërore dhe akuzave për racizëm.
Ata mendojnë se ai nuk e meriton asgjë nga pasuria, dhe mbreti Charles ka marrë këshilla të forta për këtë çështje.
Nëse ai e përjashton plotësisht Harry-n, kjo mund të mbyllë çdo mundësi për pajtim me të.
Përveç privimit të pasurisë, diskutimet janë përqendruar edhe te mundësia e heqjes së Harry-t nga linja e trashëgimisë së fronit. Aktualisht, Harry është i pesti në radhë për fronin, por familja mbretërore dëshiron të ndërmarrë hapa të tjerë.
Vitin e kaluar, Charles i kërkoi William-it që të mos i heqë titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it për të shmangur një reagim të publikut. Megjithatë, tani kjo çështje është përsëri në diskutim.
Në mes të këtyre tensioneve, ka pasur thashetheme se Meghan Markle ka kërkuar disa dokumente sekrete para martesës me Harry-n në vitin 2018.
Këto dokumente përfshijnë kërkesa për ruajtjen e titullit të Dukeshës, një vilë luksoze në Montecito dhe një marrëveshje financiare të konsiderueshme në rast divorci.
Me thashethemet që sugjerojnë një krizë të mundshme në martesën e Sussex-ëve, Pallati Buckingham po bëhet më i kujdesshëm për të parandaluar që Meghan të përfitojë nga pasuria e mbretit.