Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla morën pjesë në një panair të organizuar në Waltham Forest Town Hall, ku komuniteti vendas ofronte mbështetje dhe ndihma për refugjatët që jetojnë në Britani. Gjatë vizitës, ata u ndalën në një stendë të veçantë, ku ishin ekspozuar veshje tradicionale shqiptare, dhe shprehën interesim të madh për to.
Pjesëmarrësit e këtij stendi ishin disa vajza shqiptare, të cilat ishin të ftuara për të prezantuar kulturën dhe traditat e Shqipërisë. Mbreti Charles, i mahnitur nga pamja e veshjeve popullore, e pyeti një nga vajzat kur kishin mbërritur në Britani dhe nëse ishin penduar që kishin ardhur.
Në bisedën që zhvilluan, vajza shqiptare e informoi se kishte mbërritur në Angli pesë vjet më parë dhe theksoi se ishte e lumtur që kishte mundësinë të ishte pjesë e këtij komuniteti dhe të ndihmonte njëri-tjetrin. Ajo shpjegoi se ky ishte një moment i veçantë për të dhe për grupin, pasi ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin dhe të ruanin lidhjet me kulturën e tyre.

Biseda mes Mbreti Charles dhe vajzës shqiptare vazhdoi me një ngrohtësi të dukshme, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Britani është i lidhur ngushtë dhe përpiqet gjithmonë të ndihmojë ata që janë në nevojë. Gjatë vizitës, Mbreti dhe Mbretëresha shprehën mbështetje për iniciativat e komunitetit dhe përpjekjet e refugjatëve për të integruar kulturat e tyre në jetën britanike.