Një episod i panjohur nga rinia e Mbretëreshës Camilla është zbuluar në librin e ri “Power and the Palace” nga Valentine Low, ish-redaktor mbretëror i gazetës The Times.
Sipas librit, Camilla ishte vetëm 16 ose 17 vjeçe kur përjetoi një tentative për sulm seksual gjatë një udhëtimi me tren drejt stacionit Paddington në Londër.
Ajo u vetëmbrojt duke e goditur sulmuesin me takën e këpucës së saj, një këshillë që i kishte dhënë nëna e saj për raste të tilla. Burri u arrestua pas raportimit të ngjarjes tek stafi i stacionit.
Ngjarja iu rrëfye edhe ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson, në vitin 2008, sipas Low. Buckingham Palace nuk ka komentuar zyrtarisht, por nuk ka mohuar historinë.
Valentine Low theksoi:
Ajo tregoi zgjuarsi dhe forcë, duke vepruar si qytetare e përgjegjshme për të siguruar arrestimin e tij.
Mbretëresha Camilla ka angazhuar vitet e fundit mbështetjen për viktimat e dhunës në familje dhe sulmeve seksuale, duke vizituar qendra dhe strehimore për gra dhe duke inkurajuar të mbijetuarit të mos ndihen kurrë të turpëruar apo të frikësuar për të ndarë përvojat e tyre.
Në një fjalim të vitit 2020, ajo tha:
Kam biseduar me shumë gra që kanë jetuar nën dhunë, dhe për fat të mirë, kanë dalë si fitimtare, jo si viktima. Historitë e tyre janë tronditëse dhe kanë lënë gjurmë te çdo dëgjues.