Celebrities Gossip Showbiz

Mbreti Charles takohet me personin më të vjetër në botë, çfarë u tha mes tyre?

Mbreti Charles III, 76 vjeç, zhvilloi një vizitë të veçantë në Surrey, ku takoi Ethel Caterham, gruan 116-vjeçare që njihet si personi më i moshuar në botë. Monarku i mbajti dorën teksa iu prezantua, ndërsa ajo kujtoi momentin kur ai u shpall Princ i Uellsit në vitin 1969, duke shtuar me humor: “Të gjitha vajzat ishin të dashuruara me ty dhe donin të martoheshin me ty”. Ky koment bëri që Mbreti të qeshte me të. Gjatë takimit, ata folën për kujtime nga pallati mbretëror, përfshirë një festë në kopshtin e Buckinghamit ku Caterham kishte marrë pjesë dekada më parë.

Në dhomën e saj gjendeshin edhe kartolina dhe urime të shumta që ajo ka marrë ndër vite nga Mbretëresha Elizabeth II dhe vetë Charles me Camillën. Ethel Caterham, e lindur më 21 gusht 1909, ka jetuar në Indi, Gjibraltar e Hong Kong. Ka drejtuar makinë deri në moshën 97-vjeçare, i ka mbijetuar Covid-it në moshën 110 vjeçe dhe sot mbetet dëshmitare e mbi një shekulli historie.

Ethel Caterham nga Surrey, Britania e Madhe u bë personi më i moshuar në botë në moshën 115-vjeçare, pasi ndërroi jetë motra murgeshë Inah Canabarro Lucas, e cila ishte 116 vjeçe. Caterham ka lindur më 21 gusht 1909 dhe është nënshtetasja e fundit e mbijetuar e Mbretit Eduardit VII. Duke festuar 115-vjetorin e saj në gusht të vitit 2024, ajo tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj është që asnjëherë nuk zihej me askënd, dëgjonte dhe bënte atë që donte. Rekordi i saj i ri është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness dhe nga LongeviQuest, një bazë të dhënash për njerëzit më të vjetër në botë.