Bota

Mbrojti pjesëtarin e stafit, Macron sulmohet nga opozita

Një anëtar i stafit presidencial të Emmanuel Macron u përball me një pezullim 15-ditor nga puna, për shkak të sjelljeve të pahijshme. Alexandre Benalla ishte autorizuar të përcillte demonstratat e punonjësve në maj, si spektator, por tejkaloi kompetencat e tij, duke qëlluar me grusht, njërin nga protestuesit. Menjëherë pasi videoja bëri xhiro në rrjetet sociale, Benalla u thirr nga shefi i stafit të presidentit Macron, për t’iu komunikuar pezullimi. Gjithsesi tani ka ardhur edhe reagimi i opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët i kërkojnë llogari presidentit francez, për dënimin qesharak të dhënë për pjesëtarin e stafit të tij.